EKONOMIKRYESORE

Tregëtari ambulant: Në 3 mandate të Rilindjes lista nga borxhlinjtë më shkoi 20 milionë lekë.

Fier – Biznesmeni Agron Meçe: Në 10 vjet të Rilindjes  kam 6 fletore me emra borxhlinjësh, shuma që më kanë borxhe shkon 20 milionë lekë. Djali më tha, nëse në 11 Maj fiton Edi Rama në 12 braktisi dhe eja në Greqi tek unë.

Agron Meçe është një biznesmen ambulant nga Kreshpani. Ai çdo ditë me automjetin e tij del e shet tregjeve që zhvillohen në çdo fshat të Fierit.

Ai tregonë se në 10 vjet që ushtron këtë aktivitet , pra nga qeverisja e Ramës ai  nuk shikon fitim, deri tani lista e borxheve e personava që më kanë shkonë në 20 miliomë lekë të vjetra

Ai tregonë se me vete ka fletoren e re që sapo e ka nisur duke mbajtur shënim listën e borxhlinjëve. Kam 6 fletore tjera në shtëpi dhe nuk besoj se një ditë do mi kthejnë borxhet.

Më tej ai shton duke thënë se disave u ka shkuar edhe në shtëpi, u ka marr pula e gjela deti, raki apo gjëra e sende tjera kundrejt vlerës që u kanë borxh.

Agroni thotë se: Djali më tha që nëse në 11 fiton Edi Rama, në 12 eja në Greqi tek unë, vëri drynin të gjithave, ai ka punë, ka shtëpi në Greqi

Me besimin se në 11 do fitojë ASHM Agroni thotë se kemi besim se ndryshimi po vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button