Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPse më parakalove? Përfshihen në sherr 8 persona në Divjakë, një i...

Pse më parakalove? Përfshihen në sherr 8 persona në Divjakë, një i plagosur

Divjakë – “Pse më parakalove?” Ky ka qënë shkaku ku u konfliktuan për motive të dobëta tetë persona dhe gjatë konfliktit përdorën sende të forta dhe mjet prerës, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me pasoja për jetën.

Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin Mirsad Sakajeve për vrasje të mbetur në tentativë, gjithashtu në pranga është vënë dhe Aristotel Derka 28-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas të tjerë dhe 1 shpallet në kërkim, pasi u përfshinë në konflikt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Mirsad Sakajeva, 35 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe shtetasin Aristotel Derka, 28 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Këta shtetas, duke udhëtuar përkatësisht me automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, në fshatin Mëhallëz, Divjakë, kanë ndaluar automjetet dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës. Si pasojë e konfliktit, të dy këta shtetas janë dëmtuar dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për 5 shtetas të tjerë (pasagjerë në automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, konkretisht: T. K., 26 vjeç, banues në Babunjë, Q. H., 20 vjeç, R. Sh., 24 vjeç, të dy banues në Gungas, R. Ç., 18 vjeç dhe D. D., 18 vjeç, të dy banues në Muçias, Divjakë, pasi janë përfshirë në konflikt. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi F. C., 28 vjeç, banues në Muçias, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Audi”, automjeti tip “Benz” dhe 2 sende të forta (leva).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME