Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETXhungla greke/ Ndizen gjakrat, zihen shqiptarët, një i vdekur (vidio)

Xhungla greke/ Ndizen gjakrat, zihen shqiptarët, një i vdekur (vidio)

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur pak para mesnatës së së martës, në rrugën Kastamonis në zonën e Nea Jonisë, kur persona të panjohur kanë qëlluar dhe plagosur për vdekje një burrë që ndodhej në një kafene me enë balte. Burri me lëndime në shpatull u dërgua me urgjencë në spitalin CAT dhe pak orë më vonë i ka skaduar. 

 Çfarë thonë burimet e ELAS

Sipas informacioneve të Agjencisë Athino-Maqedonase të Lajmeve nga burime policore, gjithçka ka ndodhur kur një grup prej shtatë personash nga Shqipëria, të cilët ndodheshin në një zonë më “private” të kafenesë, kanë nisur përleshjet për arsye të panjohura.

Gjaku u ndez dhe sherri u zhvendos në qendër të dyqanit ku kishte klientë të tjerë. Më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë brenda në kafene, për pasojë plumbat kanë goditur bashkatdhetarin e tyre, i cili megjithatë nuk kishte lidhje me grupin dhe ndodhej në një pjesë tjetër të dyqanit.

Policia po kryen hetimet për identifikimin e autorëve, duke kërkuar pamjet nga kamerat e sigurisë. Bëhet e ditur se policia e cila ka shkuar me shpejtësi në lokal ka gjetur gjashtë gëzhoja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME