Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReal Madridi shkatërron Liverpoolin në “Anfield”

Real Madridi shkatërron Liverpoolin në “Anfield”

Mund ta quani “Real Madrid Champions”. Skuadra e Carlo Ancelottit duket nga një tjetër planet në Champions League, teksa nuk njeh kundërshtar. As kur përballë është Liverpooli që në fakt kanë udhëhequr fillimisht 2-0, por më pas janë shkatërruar në shifrat 2-5 brenda në shtëpinë e tyre në “Anfield Road”.

Ishte një duel i jashtëzakonshëm me gola shumë të bukur nga Nunez që hapi serinë e golave, ndërkohë që më pas do të kishim gafën e Courtois që i dhuroi një gol Salah. Në krahun tjetër Vinicius Junior rindezi shpresat, ndërkohë që Alisson “imitoi” portierin madrilen duke i dhuruar barazimin Vinicius.

Në pjesën e dytë ishte një spektakël nga Reali, që do të shënonte tri gola, fillimisht me Militaon dhe më pas një dopietë e Benzema. Ndeshja e kthimit pritet të jetë një formalitet.

GOLAT

GOL 2-5: Në minutën e 67-të, pas një aksioni të bukur Benzema shmang tri mbrojtës dhe portierin dhe më pas e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

GOL 2-4: Në minutën e 55-të, Karim Benzema godet me të majtën në hyrje të zonës, teksa topi devijohet dhe më pas shkon në rrjetë.

GOL 2-3: Në minutën e 47-të, Luka Modric jep një pasim në zonë, atje ku Militao godet saktë me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë.

GOL 2-2: Në minutën e 36-të, portieri Alisson imiton kolegun e tij duke i dhuruar një top Vinicius Junior, i cili pas një devijimi shkon ne rrjetë.

GOL 2-1: Në minutën e 21-të, Vinicius Junior me një veprim spektakolar e dërgon topin në cepin e portës falë një goditje shumë të bukur me të djathtën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME