Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari i vrarë mbrëmë në Greqi quhet Sandri dhe punon hidraulik

Shqiptari i vrarë mbrëmë në Greqi quhet Sandri dhe punon hidraulik

Greqi – Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar. 37-vjeçari quhet Sandri dhe sipas informacioneve është me profesion hidraulik. Ai mbeti i vdekur pas një sherri banal në lagjen Nea Jonia të Athinës.


Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40. Disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali. Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.Plumbat plagosën një prej klientëve që ndodhej në lokal, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.


Policia e cila  mbërriti  në vend ngjarje brenda pak minutash, tha se autorët mundën të largoheshin me një automjet të markës “Mercedes”, por nuk u bë i mundur ndalimi i tyre. Në vend u gjetën shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, të cilat u dërguan për ekzaminim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për larje hesapesh mes bandave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME