“Qep” gojën ambasada amerikane në Tiranë, asnjë tweet për ‘puçin’ ndaj SPAK

Ata që i quanin prokurorët e SPAK “heronjtë e fëmijëve tanë”, kanë së paku 3 ditë që janë zhdukur. Fjala është për selinë diplomatike te Rruga e Elbasanit. Asnjë reagim nga Ambasada Amerikanë në Tiranë për sulmet e Erion Veliajt dhe Edi Ramës ndaj Prokurorisë Speciale.
Ndërkohë muaj më parë qoftë edhe një aktor periferik i politikës të bënte deklarata kundër SPAK e GJKKO, nga selia diplomatike amerikane do të vinin menjëherë deklaratat në mbrojtje. Fshikullohej cdo zë që artikulonte kritika kundër SPAK apo shfaqte mosbesim.
Por faqja në Twitter (X) e Ambasadës Amerikane duket sikur është hakeruar, s’ka asnjë cicërimë për të mbrojtur “heronjtë e fëmijëve tanë”.
Postimi i fundit në këtë faqe është bërë një javë më parë për planin e Trump kundër emigracionit të paligjshëm. Me një vonesë të dukshme dhe siklet të lexueshëm vetëm sot erdhi një deklaratë nga Delegacioni i BE në Tiranë.
Ndërkohë amerikanët që i prinë reformës në drejtësi dhe dolën garant të saj duket sikur tashmë e kanë braktisur krijesën e tyre në Tiranë.
