Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: Do nisi shpërndarja e bonusit të pensionistit për festat e fundvitit

Rama: Do nisi shpërndarja e bonusit të pensionistit për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora tha se pensionistët do të marrin bonusin e festave pas disa ditësh. Në fjalën e tij gjatë asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, u shpreh se 33% e totalit të shpenzimeve buxhetore në vitin 2024 janë për kujdesin social, teksa njoftoi se bonusi i pensionistit këtë vit do të nisë të shpërndahet brenda pak ditëve.

Brenda vitit 2023, ne duhet të arrijmë në 20 milionë turistë dhe në mos më tepër. Ama për të arritur, na duhet të bëjmë shumë më tepër në të gjithë kompnentët e zinxhirit të turizmit. Një tjetër shifër shumë domethënëse për pasqyrën aktuale të ekonomisë së vendit, është borxhi publik. Kemi një ulje në rreth 60%, rreth 15 pikë më shumë. Rritja e investimeve nga njëra anë dhe ulja e borxhit nga ana tjetër, janë një situatë shumë kuptimplotë për ekonominë e vendit.

Kemi pasur rritje çmimesh, por kemi pasur inflacionin më të ulët në rajonin tonë. Inflacioni tanimë është futur në një rrugë progresive uljeje. kemi rritur pagën minimale në 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të monedhës së fortë, e kemi 400 euro pagën minimale. Njësimi i lekut me euron e ka rritur edhe në këtë drejtim pagën.

Kjo do të bëjë që paga mesatare në mesin e vitit të ardhshëm të jetë 900 euro, në sektorin publik . Qoftë për pagat dhe pensionet, pse kemi krijuar më shumë mundësi përmes fuqizimit të ekonomisë do kemi 650 mln euro të dedikuara në buxhetin e 2024.

Thonë se PS nuk është e majtë, por kjo rrëzohet duke parë se çfarë përqindje zë në të gjithë buxhetin mbrojtja sociale. 33% e të gjithës shkon për kujdes social. Që nga pensionistët, që përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm, është i përcaktuar edhe bonusi, që do ta japim përsëri tani në prag të festave, por ndryshe nga vitet e tjera, për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë, do fillojmë ta japim menjëherë. Brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve, siç u bë edhe vitin e kaluar.

Ndërkohë për herë të parë 2% e buxhetit do të shkojë për Mbrojtjen”, u shpreh Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME