AKTUALITET

Rama pret me përqafime Ivanka Trump në kryeministri

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kryeministri. Ajo është pritur nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Prej dy ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, ka vizituar qytetin e Vlorës. Edhe këtë të enjte, dita e saj ka qenë e mbushur me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike në sektorin e turizmit.

Pasi doli nga hoteli ku ishte akomoduar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, Ivanka është parë këtë të enjte duke lëvizur me masa të rrepta sigurie drejt vijës bregdetare të Zvërnecit.

Aty ka zhvilluar takime të shkurtra, duke qenë e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga grupe të ndryshme arkitektësh. Axhenda e vizitës së saj pritet të përfundojë mbrëmjen e sotme, ndërsa të premten ajo do të largohet nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button