
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk është më një vend në tranzicion, por është vetëm pak hapa larg nga hyrja me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
Gjatë përurimit të dy godinave në ”Qytetin Studenti” në Tiranë, Rama vlerësoi se kjo zonë në njëfarë mënyre, nga pikëpamja fizike e ka mishëruar transformimin e shtetit dhe të gjitha aspekteve të jetës sonë gjatë gjithë këtyre viteve.
”Shqipëria nuk është më në tranzicion. Shqipëria është një vend që ka ende plot për të adresuar, por është ekzaktësisht siç duket këtu, pak hapa larg nga hyrja me të drejta të plotë në BE dhe në këtë qytet sot mund të shohësh fizikisht edhe si është ndërtuar dhe është e dukshme, e prekshme, e jetueshme e nesërmja edhe si e shkuara vazhdon të jetë e pranishme përmes një sërë objektesh, një sërë shëmtirash që duhen edhe ato adresuar dhe që duhen edhe ato zëvendësuar”,-tha Rama.