Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRama zmbrapset nga rritja e çmimit të energjisë elektrike

Rama zmbrapset nga rritja e çmimit të energjisë elektrike

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Përmes një video mesazhi, Rama ka theksuar se nga nesër nuk do të hyjë në fuqi rritja për fashën mbi 800 kw. Ky vendim sipas kryeministrit erdhi i nxitur edhe nga situata e fundit meteorologjike dhe sasia e reshjeve të rëna.

Fjala e Ramës:

Pa dashur t’ju marrë kohë e t’ju lodh me shumë fjalë, jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv. Ky lajm erdhi pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë. Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800kw, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh. Sot është rreth 11, 000 Kwh. Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Kwh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot. Pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta. Por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.
Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, te burimi kryesor i energjisë. Presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit.

Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kw të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.

E ndërkohë që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm. Ta kursejnë sa më shumë energjinë. 

Askush nuk duhet ta verë në dyshim se unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën.Inflacionin e ka sjellë lufta. Nuk e ka sjellë qeveria. Qeveria do të jetë në krye të detyrës. Njësoj siç ia dolëm më së miri me tërmetin dhe me pandeminë, do t’ia dalim edhe me këtë fatkeqësi të re që ka rënë mbi botën, e veçanërisht mbi Europën ku jetojmë.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME