Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Amnistia fiskale, një ligj që vjen me urdhër nga bota e...

Meta: Amnistia fiskale, një ligj që vjen me urdhër nga bota e krimit

Pas shqetësimeve të Bashkimit Europian për amnistinë fiskale në Shqipëri kreu i Partisë Ilir Meta ka bërë thirrje të heqë dorë dhe të zbatojë rekomandimet e FMN-së. Meta thotë se ky është një ligj i cili bëhet me urdhër nga bota e krimit. Meta i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo nismë. Në një konferencë për mediat Meta e argumentoi qëndrimin e tij me arsyetimin se kjo nismë do të falimentonte biznesin dhe do të nxiste krimin në vend.

‘Rama të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale. Ligji i amnistisë është urdhëruar që të bëhet nga bota e krimit, për të kriminalizuar ekonominë dhe gjithë institucionet tona. Në këtë mënyrë do të goditej dhe dëmtohej biznesi i ndershëm i cili do të falimenton.  Në këtë mënyrë do të largoheshin nga vendi edhe ato investituar të mirë që kanë mbetur. Në këtë mënyrë do të minohet edhe besimi tek shteti. Do minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar’- tha Meta.

Sipas Metës kjo do të dëmtonte edhe procesin e nisjes së negociatave të integrimit.

“Do të minohej procesi i nisjes së negociatave dhe procesi i integrimit. Mbështes plotësisht të gjitha shqetësimet e argumentuara që janë shprehur në mënyrë të qartë përmes rezolutës së parlamentit europian në 12 maj 2022 dhe nga përfaqësues të vendeve partnere si SHBA dhe Britania e madhe. Shpërfillja e qeverisë është e papranueshme dhe e patolerueshme. I bëj thirrje të hiqet dorë nga kjo përpjekje e pashpresë dhe të zbatohen rekomandimet e FMN duke u kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë provokim”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME