AKTUALITET

Rezultatet e Exit Poll për Zgjedhjet në Kosovë 2025

Ka dalë para pak çastesh rezultatet e “exit poll” për zgjedhjet në Kosovë i organizuar nga Albanian Post dhe Televizioni T7. Gazetari Baton Haxhiu tha se anketa është bërë në 28 qytete dhe disa fshatra i organizuar nga 43 anketues. Marzhi i gabimit është 1.5%.

Sipas këtij Exit-Poll, “Lëvizja Vetëvendosje” ka marrë: 37% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 23%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 20%, AAK/NISMA ka marrë 8% ndërsa koalicioni “Lista për familjen” nuk e ka kaluar pragun

Ndërsa exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë LVV-në të parën, por me rënie të madhe të votave nga zgjedhjet e 2021 – me 38.2 %. E dyta parashihet të jetë PDK-ja me 22.4%, LDK e treta me 20.1%, AAK me 7.6%, si e katërta. Marzhi i gabimit për këtë exit-poll është 3%. 

TV Dukagjini ka paraqitur rezultatet e tij të zgjedhjeve parlamentare 2025 përmes një exit poll-i të realizuar nga UBO Consulting. Lëvizja Vetëvendosje 40.3 %. PDK 21.4 %, LDK 19.3% AAK 7.2 %, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.


Sipas exit poll të Koha Ditore, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë 42.3% të votave e përkthyer 47 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3% të votave me 23 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës numëron 20.4% të votave me 23 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë me 6.3% të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button