Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERoma dhe Juventus barazojnë në duelin për zonën Champions League

Roma dhe Juventus barazojnë në duelin për zonën Champions League

Roma dhe Juventus nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në duelin për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Dueli i luajtur në “Olimpico” dhuroi spektakël, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por realizuan vetëm në dy raste.

Lukaku zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së bardhezinjve. Bremer do të vendoste barazpeshën në minutën e 31-të me një goditje të saktë me kokë pas një asisti nga Chiesa.

Në pjesën e dytë Juventus ju afrua disa herë golit, ndërkohë që Chiesa u ndal nga shtylla. Në fund ishte Roma që do të ishte më pranë golit, i cili nuk do të vinte. Juventus mbetet e treta me 66 pikë, ndërkohë që Roma ka 6 pikë më pak.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME