Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRriten çmimet e perimeve, bie fuqia blerëse/ Tregtarët në Fier: Mungon prodhimi...

Rriten çmimet e perimeve, bie fuqia blerëse/ Tregtarët në Fier: Mungon prodhimi vendas (vidio)

Rritja e çmimeve të fruta perimeve ka ulur edhe fuqinë blerëse në qytetin e Fierit. Tregtarët shprehen se shkak është bërë mungesa e prodhimit vendas, ndërsa qytetarët thonë se me pension dhe pagat që marrin nuk e përballojnë dot rritjen e çmimeve.

Çmime rekord kanë arritur frutat dhe perimet në qarkun e Fierit. Tregtarët shprehen se shkak për këtë rritje është bërë mungesa e prodhimit vendas të perimeve duke sjellë që një kilogram domate shkon 250 lekë, ndërsa një kilogram qepë shkon nga 150 lekë deri në 180 lekë. Rritja e çmimeve sipas tregtarëve përkthehet në uljen e fuqisë blerëse.

Qytetarët nga ana tjetër shprehen se me pagat dhe pensionet që ata marrin nuk e përballojnë rritjen e çmimeve dhe nuk i blejnë dot.

Ndërkohë, sipas Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni dy muajt e fundit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME