Samsung Galaxy S26 Ultra shpallet telefoni më i mirë i vitit

Çmimet vjetore T3 Awards 2026 janë ndarë zyrtarisht, duke sjellë fituesit më të mëdhenj të vitit në botën e teknologjisë.
Edhe këtë vit, Samsung ka dalë si një nga emrat më të suksesshëm. Pas triumfit në vitin 2025, gjiganti korean ka fituar sërish çmimin e rëndësishëm “Best Phone”, këtë herë me modelin premium Galaxy S26 Ultra.
Telefoni i ri i Samsungut arriti të mposhtë konkurrencën e fortë nga rivalët Android dhe nga seria iPhone 17 e Apple, duke u vlerësuar nga paneli i ekspertëve të T3 si telefoni më i mirë i vitit.

Galaxy S26 Ultra u prezantua më herët gjatë këtij viti dhe solli përmirësime të rëndësishme në performancë, dizajn dhe privatësi. Një nga veçoritë më interesante është ekrani inteligjent i privatësisë, i cili ndihmon që personat përreth të mos mund të lexojnë mesazhet apo emailat e përdoruesit.
Përveç çmimit për telefonin më të mirë, T3 ndau edhe mbi 80 çmime të tjera në kategori të ndryshme teknologjike.
Çmimi “Product of the Year” shkoi për atletet Adidas Adizero Adios Pro Evo 3, të cilat janë cilësuar si këpucët më të lehta dhe më të shpejta të garave që marka ka prodhuar ndonjëherë.

Ndër fituesit e tjerë ishte edhe drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, i cili u shpall “Person of the Year”.
Në kategorinë e laptopëve, çmimin kryesor e fitoi Dell XPS 14, ndërsa BMW iX3 u vlerësua si makina elektrike më e mirë.
Me rastin e 30-vjetorit të saj, T3 ndau edhe një çmim special për produktin më të rëndësishëm gjatë historisë së revistës. Ky çmim shkoi për Apple iPod, pajisjen ikonike që ndryshoi mënyrën se si miliona njerëz dëgjonin muzikë.
Kryeredaktori i T3, Mat Gallagher, tha se iPod nuk ishte thjesht një produkt, por një revolucion për gjithë industrinë e muzikës.
“Gjithçka nisi me idenë e 1,000 këngëve në xhep. Më pas erdhi iTunes dhe mënyra e re e pagesës për muzikën digjitale. Në fund, iPhone e bëri iPod-in të panevojshëm, por pa iPod-in, iPhone ndoshta nuk do të kishte ekzistuar”, u shpreh ai.
Ndër kategoritë më të rëndësishme, Garmin u shpall marka e vitit, ndërsa LEGO Smart Play fitoi çmimin për inovacionin teknologjik.

Në botën e audios, Bowers & Wilkins Px8 S2 u shpallën kufjet më të mira, Sony WH-1000XM6 fituan çmimin për kufjet më të mira të udhëtimit, ndërsa Bose QuietComfort Ultra Earbuds u vlerësuan si kufjet më të mira “earbuds”.
Samsung fitoi edhe në kategorinë e telefonave të palosshëm, ku Galaxy Z Fold 7 u shpall më i miri i vitit. Ndërsa në segmentin e telefonave të mesëm, çmimi shkoi për Nothing Phone (4a) Pro.
Lista e fituesve kryesorë të T3 Awards 2026 përfshin:
Brand of the Year: Garmin
Product of the Year: Adidas Adizero Adios Pro Evo 3
Tech Innovation: LEGO Smart Play
Person of the Year: Tim Cook
Biggest Product in T3’s Lifetime: iPod
Best Phone: Samsung Galaxy S26 Ultra
Best Folding Phone: Samsung Galaxy Z Fold 7
Best Mid-range Phone: Nothing Phone (4a) Pro
Best Laptop: Dell XPS 14
Best Smartwatch: Samsung Galaxy Watch 8 Classic
Best Headphones: Bowers & Wilkins Px8 S2
Best Travel Headphones: Sony WH-1000XM6
Best Earbuds: Bose QuietComfort Ultra Earbuds
Best Soundbar: Marshall Heston 120
Best Smart Video Doorbell: Aqara Smart Doorbell
Best Robot Vacuum Cleaner: Dream Matrix10 Ultra
Best Streaming Device: Manhattan Aero 4K TV Streamer
Best Wireless Speaker: Sonos Play
Fitorja e Galaxy S26 Ultra tregon se Samsung vazhdon të mbetet një nga emrat më të fortë në tregun e telefonave premium. Edhe pse iPhone 17 ishte ndër rivalët kryesorë, këtë vit kurora e telefonit më të mirë shkoi sërish te Androidi.










