SPORT

Shaqiri si raketë, gol dhe 3 asiste në Zvicër

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Ai është kthyer në një lojtar vendimtar te Basel në Zvicër. 33-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës, ndërsa dhuroi edhe 3 asiste, në fitoren e thellë në kampionat ndaj Yverdon, me rezultatin 5-0.

Në 28 ndeshje të luajtura në kampionat, Shaqiri numëron plot 13 gola të shënuar dhe 14 asiste, shifrat më të mirat të arritura ndonjëherë në karrierë.

Ndonëse ka luajtur në klube me emër si Bayern Munich, Liverpool dhe Inter, Shaqiri duket më prodhues, sa i përket golave të këtij sezoni.

Me sulmuesin shqiptar në ekip, Basel është shumë afër rikthimit te titulli kampion, që mungon prej disa vitesh, pasi kryeson i shkëputur nga ndjekësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button