BOTA
Vrαsje me thikë në Angli, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Policia në Angli ka arrestuar një shqiptar 25-vjeçar dhe një letoneze 31-vjeçare, të akuzuar për vrasje pas vdekjes së një burri në Gravesend, Kent.Policia bëri me dije se një burrë rreth 30 vjeç u gjet me plagë thike dhe u dërgua në spital. Ai ndërroi jetë në spital.
Të dy të dyshuarit u arrestuan menjëherë pas ngjarjes dhe tashmë janë zyrtarisht të akuzuar për vrasje. Ata ndodhen në paraburgim dhe do të paraqiten javën e ardhshme në Gjykatën Medway Magistrates për seancën e parë gjyqësore. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivin e konfliktit apo marrëdhënien mes viktimës dhe të dyshuarve.








