Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkullaku: “Një bir ku*ve afër Ramës ja ka fut në mendje këto...

Shkullaku: “Një bir ku*ve afër Ramës ja ka fut në mendje këto vjedhje me koncensione

Armand Shkullaku ka folur për aferën e inceneratorëve, për të cilë çdo ditë po dalin fakte të reja në dritë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku e konsideroi një skemë vjedhje dhe shpjegoi se si asnjëri prej inceneratorëve nuk punon edhe pse janë paguar paratë.

Sipas Shkullakut, skemën e vjedhjes me inceneratorët, e ka menduar një person që rri afër Ramës.

“Inceneratorët janë skemë vjedhje. Nuk është produkt i dy-tre personave. Këtë e ka menduar një mjeshtër nga ata që rrinë afër Edi Ramës, se edhe Rama nuk është aq i zgjuar. Ka qenë dikush aty, një bir ku**e, që ka thënë, sterilizimi, check up, u morën ca lekë. Po edhe Rilindja Urbane nja 1 miliardë dollarë. Lobime jashtë po se po. Po edhe ndonjë shpenzim e kanë këta. Aty ka edhe njerëz me kokën me qoshe që qepin kostum me porosi…

Në kundërshtim me atë që kishte marrë vetë angazhim qeveria dhe ndaj BE-së, dolëm te inceneratorët që bota po i zhdukte.

Kur ja thashë Ramës në emision, ai tha kush jeni ju që merrni nëpër gojë biznesmenë të ndershëm, që punojnë për këtë vend?

Unë i thashë të nderuar janë, por PPP bëhet kur shteti nuk ka mundësi të bëjë një investim të madh. Privati thotë do ta bëj me paratë e mia, por do të mi kthesh me këste dhe në fund të merret ty.

Një prokuror do të thoshte, inceneratori Elbasanit e ke paguar por nuk punon. Inceneratori i Fierit, i ka marrë të gjithë lekët dhe sot nuk ka incenerator në Fier. Inceneratori i Tiranës, me lekët tona po e paguajmë, merr çdo tremujor para, ndërkohë që pronarët janë në kërkim. Ne paguajmë edhe një tarifë për inceneratorin që mbledh plehrat dhe duhet ti djegë. Diferenca është rreth 70 mijë euro në ditë. Këta mirë që kanë vjedhur lekët e buxhetit, por kanë vjedhur edhe taksat.

Pse u ndërtua Fieri? Se lekët e Elbasanit nuk mjaftuan. Po pse u ndërtua Tirana? Sepse nuk mjaftonin lekët e Fierit. Është skemë piramidale që nuk mbaron.

Dhe në fakt ne as nuk djegim sot… Me këto letra dhe me mbledhjen e Edi Ramës te inceneratori i Elbasanit, çdo prokuror po të dojë e lidh”, tha Shkullaku në TPZ.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME