Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVOA: Ish-kryeministri Berisha organizon tubim proteste në Tiranë

VOA: Ish-kryeministri Berisha organizon tubim proteste në Tiranë

Nga VOA-

Në Tiranë, mbështetësit e Partisë Demokratike nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, zhvilluan në mbrëmje një tubim proteste kundër asaj, që ata e quajnë, keq-qeverisje e kryeministrit Edi Rama, kundër korrupsionit, krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Opozita e akuzoi qeverisjen socialiste, e cila gjendet në mandatin e tretë, për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masvie të korrupsionit. Janë një sërë denoncimesh nga opozita në SPAK të dyshuara për korrupsion me marrëveshjet koncesionare të nënshkruara nga qeveria.

Ish-kryeministri Berisha u përqëndrua në fjalën e tij tek akuzat për korrupsion qeveritar, duke theksuar se orët e qeverisë Rama janë të numëruara.

“Edi Rama! Ne të dy sot jemi armiq. Ti ke për ideal vetëm pushtetin, kurse ne kemi për ideal vetëm lirinë. Ne jemi armiq, sepse ti e do pushtetin për të pasuruar veten, kurse ne e duam lirinë për t’i bërë shqiptarët të lirë” – tha zoti Berisha.

Ai tha se shpresonte që këtë javë të hapeshin negociatat e Shqipërisë me BE-në, sepse kështu do të dilnin në dritë më shumë korrupsion qeveritar. Opozitarët, theksoi ai, i thonë “Jo, Ballkanit të Hapur! Jo Ballkanit të Beogradit! Jo Ballkanit të Putinit”, por duan procesin e Berlinit, Ballkanin e Brukselit, dhe rrugën e drejt Europës.

“Rama u shndërrua në tellall të Beogradit dhe fut sherre mes fqinjëve, rrethon Kosovën me tensione e konflikte dhe nuk mbron interesat shqiptare, por mbron të parat ka interesat e Beogradit” – tha zoti Berisha.

Opozita shkon në këtë protestë e përçarë. Grupi i rithemelimit, me mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha, rimori kontrollin e Partisë Demokratike, pas një vendimi gjykate të shkallës së parë, i cili është ankimuar në Apel nga grupi tjetër i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

Përplasjet mes grupimeve në radhët e Partisë Demokratike nisën sapo ish-kryeministri Berisha, dhe familja e tij, u shpallën non grata nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, për shkak të korrupsionit dhe cënimit të demokracisë.

Përpjekjet për pajtim midis grupimeve kanë dështuar, ndërsa ende pritet vendimi i gjykatës së Apelit mbi autoritetin përfaqësues të Partisë Demokratike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME