SPORT

Shoku i Brojës te Evertoni paralajmëron Anglinë: Është i fortë dhe i shpejtë!

Shoku i skuadrës së Armando Brojës, mbrojtësi irlandez i Everton, Jake O’Brien ka vlerësuar në maksimum sulmuesin shqiptar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, O’Brien i dërgon mesazh të qartë Anglisë, para ndeshjes së “3 luanëve” ndaj Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

“Mendoj se patë çfarë lloji lojtari është Broja. I fortë, i shpejtë dhe me këmbë të mira. Si mbrojtës, ai nuk është dikush që do të doje ta kishe përballë. Ai krijon raste dhe mund të jetë shumë i bezdisshëm për kundërshtarët. Është një lojtar vërtet i mirë dhe ka ende shumë për të dhënë”, tha O’Brien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds