AKTUALITETUncategorized

Shpërthen bombula e gazit, dëmtohet një grua në Fier

Fier – Rrezik shpërthimi i një bombule gazi ka patur këtë mëngjes të sotëm në lagjen Kastriot në Fier.

Rrethë orës 8 të mëngjesit në katin e 3 të një pallati tre katësh është shmangur një tragjedi. Një bombul gazi ka mar zjarr fillimishtë. E zonja e shtëpisë që e ka pikasur e ka shuar zjarrit por nuk ka mundur që ta mbylli saracineskën e bombulës sepse kishte marr demtime në fytyrë nga flaka.

Pas njoftimit dy mjete zjarrfikse, ambulanca e policia në vëndin e ngjarjes. Zjarrfiksit shqyen dritaret për ajrosje të ambientit. Banorët e pallatit u evakuuan pasi dikush prej tyre mund të ndizte shkrepse apo çakmak e mund të shpërthente ambjenti nga sasia e gazit .

U njoftuan prej patrullës policore edhe drejtues mjetesh që të mos ndiznin mjetet për të shmangur ndonjë shpërthim pasi gjithë zona mbante era gaz.

Pasi kanë ndërhyrë zjarrfiksat me kundragaz larguan bombulën. E dëmtuara nga flakët e bombulës u dërgua në spitalin rajonal Fier për mjekim pasi kish marr disa plagë djegëse në fytyrë dhe është jasht rrezikut për jetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button