AKTUALITET

Shpërthim i fuqishëm pas mesnate në Kamëz

Shpërthim i fuqishëm në Kamëz rreth orës 02:30 të mëngjesit

Sipas dëshmive të shumta të qytetarëve, rreth orës 02:30 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim shumë i fuqishëm në zonën e Kamzës.

Banorët raportojnë se tronditja është ndier në disa lagje dhe madje ka bërë që dritaret të dridhen në banesa. Shumë prej tyre janë zgjuar nga gjumi për shkak të zhurmës së fortë.

Një qytetar shkruan se shpërthimi është ka ndodhur në Bulevardin “Nënë Tereza”, rreth 500 metra larg Komisariatit të Kamzës. Të tjerë bëjnë me dije se ngjarja është dëgjuar edhe në Paskuqan, Berxull, dhe zonat përreth.

Disa banorë pretendojnë se bëhet fjalë për tritol, por deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia për shkakun e shpërthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button