BOTA

Shuhet gruaja më e moshuar në botë, ishte një murgeshë braziliane

Shuhet gruaja më e moshuar në botë. Inah Canabarro Lucas u nda nga jeta në moshën 116-vjeçare, e cila deri të mërkurën jetonte në Porto Alegre të Brazilit.

Murgesha ishte pjesë e kongregacionit të Motrave të Shën Terezës në Brazil. Në një deklaratë për shtyp, ky kongregacion vlerësoi murgeshën më të moshuar të botës për dedikimin dhe përkushtimin ndaj Zotit. E moshuara është shprehur se sekreti i jetëgjatësisë ka qenë pikërisht përkushtimi ndaj Zotit.

Tani kurora e më të moshuarës i kalon britanikes 115 vjeçare Ethel Katerham, e cila është dëshmitarja e fundit e mbetur gjallë e mbretërimit të Eduardit të 7-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button