KRYESOREPOLITIKË

Sikleti/ Petro Koçi: Të evitohet parimi i Republikës së Drejtorëve

Një konsideratë modeste për përcaktimin e kandidaturave socialiste për parlamentin e ardhshëm.

1. Ata që kanë detyrën e hartimit të listës janë në një siklet dhe vështirësi të padiskutueshme.
2. Cilido të jetë vendimi për përfshirjen ose jo të çdo vetëpretendimi ai duhet respektuar pa vënë në dyshim angazhimin personal në fushatë për fitoren e PS.


3. Nëse pritshmëria jonë për stekën e fitores shkon diku mbi numrin 80 atëherë një grup parlamentar me rreth 40 deputetë të rinj do ishte një revolucion në përfaqësimin tonë në Kuvendin e ri.

4. Grupi i ri duhet ti përfshijë rreth 30 – 35 deputetët më efektivë të grupit aktual, një pjesë e të cilëve do jenë të 46 emrat fitues nga vota direkte për partinë në të gjithë vendin.


5. Lista e mbyllur duhet të jetë e kombinuar ku nëse 1/3 do jenë ministra jo deputetë apo të tjerë atëherë perceptimi se kemi një ekip të ri është plotësisht i garantuar përballë një opozite qartësisht prapakthimi.


6. Lista e hapur duhet menaxhuar me kujdes duke shmangur në fushatë përplasjet e mundshme mes kandidatëve dhe duke balancuar garën e brendshme me ballafaqimin e fortë me kundershtarët e palës opozitare.

7. Përgjegjësit politikë të qarqeve duhet të jenë te lista e mbyllur që të shmanget konflikti i interesit në menaxhimin e fushatës.


8. Në këtë rast i vetmi i domosdoshëm është Edi Rama. Edhe ai duhet të jetë te lista e mbyllur sepse ndryshe fushatë në Tiranë kontraktohet. Gjithë ne të tjerët jemi thjesht të nevojshëm.


9. Në fushatë të bëhet kujdes që të evitohet parimi i Republikës së Drejtorëve. Kongresi e dha shembullin. Republika është e përfaqësuesve të popullit, pra e parlamentarëve. /Publikuar në Facebook nga Petro KOÇI, deputet i PS- së/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button