AKTUALITETKRYESORE

SPECIALE/ Shpopullumi në Aranitas, Metoh dhe Mallakastër (foto e video)

Mallakastër – Fshatrat e Mallakastrës të braktisur nga mungesa e investimeve në rrugë e ujësjellësa. Mungesa e vendeve të punës, e tregjeve për shitje prodhimesh i ka shpopulluar duke u larguar me qindra e qindra familje në emigracion, brenda dhe jashtë vendit

Mungesa e investimeve në fshatrat e thella të Mallakastrës kanë bërë që brenda pak viteve ata të shpopullohen, qindra familje janë larguar sa në shtete të ndryshme të Europës ashtu dhe në qytete të zhvilluara si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora etj

Aranitasi ka qënë një nga fshatrat më të populluar të zonës pas ish Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Fshati ka 15 lagje , ashtu si kanë jetur fiset, çdo fis ka pasur një lagje. Fshati Ka pasur shkollë, qëndër shëndetësore . dikur tokat e fshatit kanë qënë të gjitha nën ujë, vaditeshin nga rezervuarët e Lumarës dhe ka pasur prodhime në grurë, vreshtari, blegtori.

Prej vitesh (pas 1990) nisi prishja e kanaleve kulluese çka solli që tokat të mos vaditet e të mos mbillen si më parë. Lagjet u tkurrën e banesat një e nga një nisën të mbyllen dhe të amortizohen. Mosha e krahut të punës ikën në emigracion si në Itali, Greqi, Gjermani por dhe kush nuk e pati mundësinë shkoi në Fier, Vlorë, Durrës e Tiranë.

Mes arave me hasëll takuam një banor mbi 80 vjeç i cili po ruante tufën e deleve. Ai na pohoi se fshati nuk ka më atë gjallërinë si dikur, shtëpitë janë mbyllur e familje të tëra kanë ikur. Nga 400 familje kanë mbetur apo jo 150, na thotë ai.

Banorët na thonë se për shumë vjet nuk kanë pasur as ujë të pijshmëm, pjesa dërmuese që janë nëpër lagje kanë hapur puse vet e furnizohen me ujë. Tani ka nisur edhe shtritja e ndërtimi i ujlsjellësit.

Kudo ku trokasim e thërrasim dyer të mbyllura, porta të kyçura banesa tejet të amortizuara, duket qart që kan vite pa u hapur.

Tek – tuk në disa banesa gjejmë vetëm pleq e plaka, ja si këto plaka të fisit Avdulaj të cilat teksa bisedojmë na thinë, nuk ka krah pune, kanë ikur në emigracion , vetëm pleqë. Na është tharë loti në sy, jemi përmallur e po digjemi për zërin e nipërve e mbesave. Thonë ato.

Te moshuarat na thone se punojnë sa munden, prodhojnë sa për veten e tyre sepse nuk munden, krahe pune nuk ka, tregje per ti shitur nuk kane, dhe kur i pyet se cfare duan, te gjitha ne nje emerues te përbashkët, rritje pensioni, nuk u del, me shume harxhojne për ilaçet.

Më tej në një banesë tjetër takojmë dy të moshuara janë kunata, burrat u kanë vdekur dhe meqënëse janë vetëm jetojnë në një banesë. Nuk punojmë dotë tokat, as ullishtet, ja në shtëpi bëjmë sa mundemi, thonë ato. Rritje pensioni duam sepse më shumë paguajmë për ilaçet se jemi të sëmura, na thonë

Teksa lëm pas fshatin Araniras kthehmi në të djathë e marim rrugën për në Metoh. Një fshat me një rrugë çakull kur dikur kalonin karvanet e kuajëve që shkonin nga Sinja apo Berati për në Gjirokastër e Janinë.

Metohu një fshat me banesa shumë të shpërndara. Më shumë dominonin banesat pa asnjë rikosntruksion, shumë pak banesa të ndërtuara pas 1990

Për afro 2 orë ndenjëm në fshat në qëndër e nëpër rrugica ktej e përtej prroit dhe askush nuk lëvizte apo të dëgjoje një zë fëmije apo të rrituri.
Ndenjëm, pamë, nuk takuam njeri dhe ikën.

Pasi e lam fshatin Metoh pas takuam një grua e cila ishte anës rrugës e me tu lutur i shkëputem një mini intervistë sepse nga njëra anë dhitë i ruante burri dhe ktej në anën tjeër ajo dhe kihste frikën se mos i ikte tufa e dhive.

Ajo tha se fshati nuk kish banor si më parë, Ato pak shtëpi mbanin dele ose dhi e benin djath me qumështin e grumbulluar dhe e shisnin në pazar në Ballsh kur shkonin një herë në 3 a 4 muaj

Vende e natyrë prrallore, me kodra të përshtatura për blegtori e vreshtari, dukej qart që dora e njeriut i kishte punuar vite më parë, por që këto afro 10 vitet e fundit të abandonuara totalisht dhe kjo për shkak të investimeve nga shteti në rrugë dhe ujësjellësa. Lënia pas dore me investime kish bërë që qindra e qindra familje, me fëmijë e krah pune të ikin në emigracion duke lënë zbrazët e pa investime banesa të tëra. Kjo është situata e krijuar jo vetëm në këto dy fshatra për në gjithë zonën e Mallakastrës nga Rilindja urbane/ Xhemil Beharaj/ ALB365.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button