Uncategorized

Sulm me armë në Malin e Zi, 10 të vdekur

Rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë në drejtim të disa personave. Sipas mediave fqinje, kanë vdekur të paktën 10 persona teksa janë plagosur 4 të tjerë.

Mes të vrarëve janë edhe fëmijë të mitur, por ende nuk raportohet për numrin e saktë të tyre. 4 të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Pas ngjarjes tragjike, policia ekzekutoi 34-vjeçarin me iniciale V.B. Sipas raportimeve, gjithçka nisi pas një konflikti familjar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button