Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESylvinho: “Do të luftojmë për çdo pikë”

Sylvinho: “Do të luftojmë për çdo pikë”

“Kanë eksperiencë, janë një “top” skuadër. Kur futen në fushë, e bëjnë për të fituar kompeticionin. Por, edhe ne do të futemi për pikë”. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho paralajmëron kampionët e Europës, në vigjilje të ndeshjes së tyre debutuese në Euro 2024. Në konferencën zyrtare për shtyp braziliani e nisi konferencën duke u shprehur se është i lumtur dhe një nder që do të jetë në krye të Shqipërisë në Kampionatin Europian. “Është një përgjegjësi shumë e madhe për ne, që të përfaqësojmë këta njerëz që jetojnë anembanë. Kështu që do të jetë edhe më mirë në një stadium të mbushur, me ngjyrat kuqezi më së shumti”.

Më pas tekniku Sylvinho foli për tre kundërshtarët e grupit, duke theksuar se është i vetëdijshëm për vështirësinë. Ai nënvizoi se djemtë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin, për të përfaqësuar sa më mirë vendin në Europian. “Ju më njihni shumë mirë, kemi biseduar pas ndeshjes me Moldavinë ku e kemi marrë biletën për kampionatin europian. Tani, 6 muaj më vonë, ndjenjat janë të njëjta. Skuadra ëshët shumë e motivuar. Djemtë janë të gatshëm dhe do jetë një ditë e mrekullueshme për të përfaqësuar vendin. Do jetë dita me më shumë emocione pas asaj ndeshje me Moldavinë. Do futemi në fushë për të dhënë më të mirën tonë”.

KUNDËRSHTARI…

Sylvinho vlerësoi ekipin e Italisë, duke u shprehur se janë të aftë për të fituar sërish Europianin, por shtoi se Shqipëria do të zbresë në fushë për të luftuar dhe për të tentuar të marrë pikë në çdo ndeshje. “E dimë se çfarë gare është, e dimë sa të mëdhenj janë kundërshtarët. Në vitin 2018 luajtëm me Zvicrën me Brazilin dhe kishim vështirë, edhe pse ishim favoritë. Do dalim në fushë dhe të luftojmë për secilën pikë. Është një ndeshje e vështirë, por është fantastike. Çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje futbolli”.

FORMACIONI…

Për formacionin është pothuaj gjithcka e zgjidhur, ashtu si edhe për mënyrën se si duhet përballur Italia: “Ne i kemi studiuar që të tre kundërshtarët – tha Sylvinho -. Jemi përqëndruar shumë te Italia si ndeshje e parë. Kemi punuar gjashtë apo shtatë ditë, një kohë e mjaftueshme për të ndërtuar një strategji. Pastaj kemi menduar edhe për dy ndeshjet e tjera. Për Italinë, dëshira jonë është të zbresim në fushë dhe të luajmë mirë”.

Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Italisë ndeshjen e parë në Euro 2024. Ky takim është planifikuar të nisë në ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME