Uncategorized

Courtois humbet edhe “Euro 2024” pas dëmtimit të rëndë në gju

Nuk kanë fund problemet për Tibu Courtois, teksa tashmë i duhet të humbasë dhe Euro 2024. Gardiani i Realit të Madridit ka qëndruar jashtë fushave gjatë gjithë sezonit, për shkak dëmtimi dhe trajneri Tedesko njoftoi se nuk do ta përfshijë në skuadër.

31-vjeçari pësoi lëndim në gju prej gushtit të kaluar, duke këputur edhe meniskun dhe ende nuk është kthyer. Për këto arsye, Courtois, i cili regjistron 102 ndeshje me përfaqësuesen, nuk do të grumbullohet në eventin në Gjermani.

Belgjika do ta nisë aventurën në Grupin E të Kampionatit Europian kundër Sllovakisë më 17 qershor. Më pas ata do të luajnë me Rumaninë dhe Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button