SPORT

Selmani siluron Dinamo Minsk: Egnatia kualifikohet në raundin e 3-të, e pret Ljubjana

Egnatia arrin për herë të parë të kalojë një raund në kompeticionet europiane. Rrogozhinasit, pasi u eliminuan në raundin e parë të Champions nga Breidablik, thyejnë në të dy ndeshjet Dinamo Minsk. Me dy gola avantazh nga transferta hundareze e një jave më parë, skuadra e Tetovës mposht bjellorusët edhe në Arena Egnatia, falë një supergoli të Selmanit.

Dinamo Minsk ishte një kundërshtar i rrezikshëm, të cilit Tetova nuk i besonte pavarësisht 0-2 të arritur në Hungari. Egnatia ka bërë një ndeshje të kujdesshme, për të mos i dhënë hapësira bjellorusëve. Rrogozhinasit u kujdesën të përdornin qarkullimin e topit, duke shërbyer shpesh Lushkjen mes linjave. Në minutën e 8’ Dinamo Minsk mund të shënonte një gol që do të rihapte ndeshjen, por për fatin e Dajsinanit topi përfundoi jashtë. Përgjigja erdhi me Grudën, por këtë herë shkodrani i shpejtë nuk gjeti kuadratin e portës.

Në pjesën e dytë pastaj, Egnatia e rriti ritmin dhe Kastriot Selmani, shënoi golin e parë me fanellën e rrogozhinasve, duke vulosur sfidën në minutën e 77’. Sulmuesi i ardhur nga Drita, realizoi një supergol, që kualifikoi Egnatian në raundin e tretë të Conference League. Tashmë Tetova e të tijtë do të kenë përballë Olympija Ljubjana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button