KULTURË

Brigitte Bardot thyen heshtjen pas shtrimit në spital

Aktorja Brigitte Bardot ka zbuluar së fundmi se po rikuperohet dhe u ka kërkuar fansave të mos shqetësohen për shëndetin e saj.

Lajmi u konfirmua nga Fondacioni Bardot përmes një deklarate zyrtare, pas raportimeve të shumta mediatike se 91-vjeçarja ishte shtruar sërish në spital në Toulon muajin e kaluar. Bardot kishte qenë gjithashtu e shtruar në spital në tetor për një ndërhyrje që zyra e saj e përshkroi në atë kohë si të vogël.

“Për t’u përgjigjur përhapjes së informacionit të rremë ditët e fundit, znj. Brigitte Bardot dëshiron t’ju kujtojë se aktualisht është në fazë rikuperimi. Ajo kërkon respektimin e privatësisë dhe fton të gjithë të qetësohen,” thuhet në deklaratën e fondacionit.

Aktorja legjendare ka një mesazh të veçantë për ata që janë vërtet të shqetësuar:
“Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve.”

Brigitte Bardot u bë e famshme botërisht në vitet ’50 dhe ’60 për rolin e saj të guximshëm në filma si “And God Created Woman”. Ajo publikoi gjithashtu disa albume muzikore gjatë asaj periudhe.

Në vitet ’70, Bardot u tërhoq përfundimisht nga aktrimi, u vendos në Saint-Tropez dhe ia kushtoi jetën mbrojtjes së kafshëve përmes fondacionit që mban emrin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button