Fier – Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Burime policore pohojn’ se janë ndaluar e hetohen për ushtrim dhune, vjedhje ushqime nga fukarallëku por dhe një burr dyshohet se ka gacmuar seksualishtë një të mitur,
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. Xh., 29 vjeç, banues në Fiershegan, pasi ka vjedhur produkte ushqimore, në banesën e një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 30 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. Gj., 36 vjeç, banues në Libofshë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi (vëllait i tij);
-G. J., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Y. M., 58 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, banues në Vajkan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetasi tjetër.
Në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasja E. T., se është larguar nga banesa, daja i saj, shtetasi R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 60 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.