AKTUALITET

Të tjera përgjime Balluku-Berberi: Ja këndoj këngën, s’ma ndjen për asnjë

Në dosjen e SPAK për zëvendës kryeministren Belinda Balluku, flitet edhe në lidhje me komunikimin që zv kryeministrja ka me ish kreun e ARRSH Evis Berberi.

Në biseda sqarohet se si manipulohej tenderi për Tunelin e Llogarasë, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjt se ajo e kompanisë “Gjoka”.

Pjesë nga biseda: 
Belinda Balluku: Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.
Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet.
Belinda Balluku: “Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.
Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.
Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.
Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.
Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.
Evis Berberi: “Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button