Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETedi Blushi: Ai është Ilir Meta, o super budallenj!

Tedi Blushi: Ai është Ilir Meta, o super budallenj!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar në “Open” në News 24, tha se kryeministri Edi Rama mund të bëjë çdo lloj përpjekje për të asgjësuar opozitën.

“Edi Rama mund të bëjë çdo lloj përpjekje për të asgjësuar opozitën. Përmenda dy shprehja të drejtuesve kryesor të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Meta. I pari ka thënë ‘jam Sali Berisha o budallenj’ dhe Meta ka thënë ‘unë jam Ilir Meta o super budallenj’. Edi Rama me çdo lloj vegle, me fake opozitën e tij, me prokurorinë, nuk ka zot që i nxjerr këto dy figura nga politika.

Duhet të jeni të qetë sepse sigurisht opozita ka bërë gjithçka dhe çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje gjithë problematikës së vendit që u shkaktuan nga ato faktorë që u thanë këtu. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Jemi në ballë të betejës me këtë regjim, ka kapur sistemin e drejtësisë, ka kapur SPAK-un në një ramo-formë”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME