BOTA

Tragjedia e Denisa Paun: E vr*u, e co*toi dhe e fshehu në një valixhe – rrëfimi tronditës i autorit

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Itali: Denisa Maria Adas Paun, një 30-vjeçare rumune që punonte si eskortë, është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Montecatini Terme. Autori, një rojë sigurie i quajtur Vasile Frumuzache, 32 vjeç dhe po ashtu rumun, ka rrëfyer vrasjen dhe detajet e tmerrshme të krimit, duke tronditur edhe hetuesit më të stërvitur.

Sipas rrëfimit të tij para prokurorit Luca Tescaroli, Denisa e kishte kontaktuar përmes një aplikacioni takimesh dhe e kishte kërcënuar se do t’i tregonte gruas së tij për lidhjen, nëse nuk i jepte 10 mijë euro. “Më shantazhoi, ndaj e vrava,” tha ai. Pas marrëdhënies seksuale në një dhomë hoteli në Prato më 15 maj, ai e ka mbytur, më pas e ka prerë kokën me thikë, trupin e ka futur në një çantë mbeturinash dhe më pas në valixhen e bardhë që Denisa kishte sjellë nga Roma. Kokën e viktimës ai e ka djegur në kopshtin e shtëpisë duke përdorur benzinë dhe dru.

Hetimet u intensifikuan falë pamjeve të kamerave të sigurisë që e kapën Frumuzache duke hyrë në rezidencën Ferrucci në orën 22:50 me një çantë të zezë, dhe duke dalë rreth orës 1:00 me një valixhe të bardhë. GPS-i i instaluar në makinën e tij nga kompania e sigurimeve çoi hetuesit drejt një kasolleje të braktisur në zonën rurale të Montecatinit, ku u gjet trupi i pajetë dhe pa kokë i Denisa Paunit, si dhe valixhja e përdorur për ta transportuar.

Në një kthesë edhe më të errët të ngjarjes, Frumuzache ka rrëfyer edhe një tjetër vrasje të kryer një vit më parë – po ashtu ndaj një eskorte. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje rreziqet dhe dhunën me të cilat përballen gratë që punojnë në industri të margjinalizuara, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të zbuluar nëse ka edhe viktima të tjera të mundshme të këtij krimineli serial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button