AKTUALITETKRYESORE

“Tregtarë pa treg, fshatra pa banorë – Kjo është Myzeqeja sot”

Rruga kryesore e Çermës dikur ishte një nga pikat më të gjalla të Myzeqesë. Një herë në javë, ajo mbushej me zëra tregtarësh, banorësh dhe produkte vendase. Ishte një skenë tipike e një komuniteti që jetonte me punën e vet, me bujqësinë dhe tregtinë. Sot, ajo rrugë është e zbrazët. Tregu i dikurshëm ka mbetur bosh – bosh rrugët, bosh tezgat, bosh edhe shpresat e njerëzve.

Shpopullimi nuk ka prekur vetëm shtëpitë, por edhe ekonominë vendase. Tregtarët ankohen për mungesën e klientëve, fermerët nuk kanë më kujt t’i shesin produktet, të rinjtë janë larguar, ndërsa të moshuarit mbeten të vetmuar.

Banorët thonë se ky nuk është zhvillim, por braktisje. Kjo është “Rilindja” që iu premtua – fshatra që “rilindin” në heshtje dhe harresë.

Por më 11 Maj, banorët e Myzeqesë kanë mundësinë të zgjedhin ndryshe. Të votojnë për ata që duan t’i japin jetë fshatit, jo ta shohin duke vdekur ngadalë.

Votoni ASHM – Numri 1
Votoni Arben Çuko – për një Myzeqe me jetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button