Rojet vëzhgojnë, hajdutë dali nga supermarketi në Londër me fileto viçi dhe salmon.

Një video e publikuar së fundmi nga një supermarket në Londër ka shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Në pamje shfaqen dy persona që dalin krejtësisht të qetë nga një dyqan i rrjetit Waitrose në zonën Notting Hill Gate, të ngarkuar me fileto viçi, salmon dhe produkte të tjera, ndërsa askush nga stafi apo sigurimi nuk reagon.
Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 20:30, në një tjetër rast që nënvizon rritjen e frikshme të rasteve të vjedhjeve në Londër, e cila po përballet me një valë të pashembullt kriminaliteti në rrugë dhe në qendrat tregtare.
Sipas dëshmitarëve, hajdutët morën “grushta me mish viçi, salmon dhe fileto pule”, e më pas dolën qetësisht nga dyqani dhe u larguan me biçikletë, pa u ndalur nga askush.

“Nuk kishin asnjë shenjë paniku në fytyrë. Thjesht hynë dhe dolën,” tha Jack Barham, një klient i pranishëm në vendngjarje. “Menaxheri i turnit më tha se nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë, nga frika se mos janë të armatosur. Por më shokoi fakti që as rojet jashtë nuk mund të bëjnë asgjë. Ato janë vetëm për dekor.”

Incidenti vjen mes kritikave në rritje ndaj kryebashkiakut Sadiq Khan, i cili akuzohet se ka humbur kontrollin mbi kriminalitetin në kryeqytet. Deri më tani, as Waitrose dhe as Policia Metropolitane nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar.
Sipas të dhënave të fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave në Britani (ONS), vjedhjet nga dyqanet kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2003. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar mbi 516 mijë raste, një rritje me 20% krahasuar me vitin 2023.

Ish-detektivi Norman Brennan, i cili ka shërbyer 31 vjet në radhët e policisë londineze, paralajmëron se mungesa e burimeve dhe shkurtimet drastike kanë lënë shërbimet e rendit të pafuqishme përballë kësaj vale kriminaliteti. Ai shton se stafi i dyqaneve është “i tmerruar dhe i pambrojtur” përballë hajdutëve gjithnjë e më të guximshëm.
@llapaqeni Rojet vëzhgojnë, hajdutë dali nga supermarketi në Londër me fileto viçi dhe salmon. #hightlight #MLBBM6WatchFest
♬ original sound – LLAPAQENI









