Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTVeli rrëmben medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh

Veli rrëmben medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh

E artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, si dhe e argjendtë në stilin e shtytje. Evangjelia Veli është kampione e dyfishtë e Europës në peshëngritje për të rritur në Kampionatin, i cili që nga 27 maji ka nisur në sallën olimpike “Feti Borova”. Një formë e jashtëzakonshme e peshëngritëses shqiptare, që ka qenë e suksesshme në të gjashta provat e saj.

Në shkëputje e ka nisur me 90 kilogram, të cilën e ka realizuar me sukses. Po kështu e tillë ishte dhe në provën e dytë me 93 kilogram dhe në të tretën me 95 kilogram, ndërsa ukrainesja Konotop e ka mbyllur shkëputjen me 94 kilogram. Armenia Jajlian ishte e treta me 90 kilogram.

Në shtytje, Veli e nis me 108 kilogram me shumë sukses. Vazhdon e tillë me 111 kilogram në provën e dytë dhe e mbyll me 113 kilogram, aq sa ukrainesja Konotop, e cila zë vendin e parë në këtë stil, kurse armenia Jajlian nuk arriti të realizojë në provën e tretë 116 kilogram.

Dhe me dygarëshin 208 kilogram, Evangjelia Veli shpallet Kampione Europe në peshëngritje, ndërsa më 31 maj, në ora 20:00, pritet shpërthimi i Briken Caljes dhe Erkand Qerimajt në peshën 73 kilogram.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME