POLITIKË
Vota e diasporës/ Celibashi: Rreth 22% e fletëve për 11 majin janë kthyer në Shqipëri

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë janë kthyer. Votuesit jashtë Shqipërisë duhet të plotësojnë dhe të dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të majit. Çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.
Administrimi dhe numërimi i votave të diasporës po kryhet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, ku janë përgatitur edhe fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit.