AKTUALITET

Vrasja e Luzim Vishës, gjenden 12 gëzhoja në automjet

Vrasja misterioze e 48-vjeçarit Lulzim Visha, në Tiranë vijon të jetë në hetim nga Policia ndërsa janë publikuar dhe pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja. Visha u gjet i pajetë brenda një makine mëngjesin e kësaj të premte në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është gjakmarrja, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Sakaq në automjetin ku i gjet i vrarë Visha, raportohet se janë gjetur edhe 12 gëzhoja plumbash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button