AKTUALITETKRYESORE

Vrasja në Kamëz/ Shkak hasmëria, vëllai i viktimës vrau Refik Domin në ’97

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kamëz, ku 48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë. Shkak i ngjarjes dyshohet se është një hasmëri e mundshme mes viktimës dhe personave të tjerë.

Vëllai i Lulzim Vishës, Besnik Visha ka vrarë një person para disa vitesh. Besnik Visha ka vrarë më armë zjarri për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë më datë 10 Prill të vitit 1997.

Gjykatës e Tiranës e ka dënuar Besnik Vishën më 29 Qershor të vitit 2001 me 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Ai ka qenë për disa vite në kërkim, teksa është arrestuar në Tetor të vitit 2009.

Ndërkohë në pyetje janë marrë familjarët për të sqaruar dyshimet paraprake. Lilzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button