Sekuestrohen 8 milionë euro të përfituara nga mashtrimi

Mbi 8 milionë euro pasuri i janë sekuestruar dy personave që kishim mashtuar dhjetëra qytetarë në Berat e në qytete të tjera.
Gjykata e Beratit njofton se bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve me iniciale A.L. dhe A.Ç., nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”.
Në bashkëpiunim me njëri-tjetrin, të dy kanë mashtruar persona të ndryshëm në disa qytete, duke përfituar shuma të mëdha monetare në lekë dhe valutë të huaja.
Me kërkesë të prokurorisë u sekuestruan pasuritë e këtyre shtetasve në disa banka të nivelit të dytë në Berat dhe Tiranë, shumat e mëposhtme:
– 668.290.299,4 Lekë;
– 1.110.392.37 EURO;
– 224.470. 28 USD;
Po ashtu, Gjykata sekuestroi edhe dhjetë pasuri të paluajtshme të këtyre shtetasve në Tiranë, Vlorë edhe Berat.