Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e shqiptarit në Mykonos/ Flet femra që ishte shkaku i sherrit

Vrasja e shqiptarit në Mykonos/ Flet femra që ishte shkaku i sherrit

Një 34-vjeçar shqiptar u vrα mbrëmjen e së dielës në një lokal nate në ishullin e Mykonos në Greqi. Visar Dakramaj u qëllua me një plumb në kokë nga një 33-vjeçar grek që përdori një armë gjahu pas një sherri fizik mes të dyve.

Shkaku ishte një vajzë 23-vjeçare me të cilën viktima kishte pasur një lidhje 2 vjet më parë. Ajpo është marrë në pyetje nga hetuesit e Mykonos për atë që ndodhi mes dy të rinjve. Mediat greke e përshkruajnë të renë si “një brune me sy të bukur” që është gjendur në mes të një përplasjeje mes shqiptarit dhe grekut.

Ajo u tha hetuesve se gjendej në një gjendje të renduar emocionale. Ajo ka pranuar lidhjen në të shkuarën me shqiptarin e vrarë, lidhje që ndoshta nuk ishte mbyllur ende. Vajza ka pranuar se ndërkohë kishte parë edhe një interes për të nga autori.

Ata janë përballur në lokal dhe fillimisht janë grindur me fjalë e më pas me grushte dhe sende të forta për gati 10 minuta. Më pas 33-vjeçari grek kishte shkuar në banesë dhe kishte marrë një armë gjahu.

Ai ka pritur me armë në makinë dhe sapo shqiptari ka dalë nga lokali, ai kishte hapur zjarr ndaj tij. Mediat greke që citojnë të dhëna nga hetimi shkruajnë se si viktima ashtu edhe autori kanë qenë të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike. 

mykonos_thima_in
Viktima
mykonos_thitis
Autori
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME