Yamal habiti botën ndaj Inter, babai i tij çmendet në tribunë (video)

Lëvizjet e të riut Lamine Yamal i kanë impresionuar dhe mahnitur të gjithë: një fenomen, një kampion, Messi i ri. Dhe me radhë: të gjitha të merituara për një talent që në vetëm 17 vjeç dha prova ekstreme të talentit të tij të kristaltë në gjysmëfinalen mes Barcelonës dhe Interit. Magjepsi tifozët, të pasionuarit dhe kundërshtarët. Jo babain e tij, i cili, i pranishëm në tribunë, ndoqi gjestet e birit të vet, duke shpërthyer në një festim të çmendur në momentin e golit magjik me të cilin blaugranat u rikthyen në lojë.
Një aksion që tashmë bën pjesë në historinë e futbollit, një vepër teknike dhe atletike që tashmë është për në almanakun e futbollit, për t’u treguar të rinjve, realizuar nga “17-vjeçari më i moshuar i futbollit”, siç e kanë quajtur në Spanjë teksa festonin Lamine Yamal, ende jo tetëmbëdhjetë vjeç dhe tashmë në aromën e Topit të Artë të ardhshëm. Goli me të cilin ai poshtëroi të gjithë mbrojtjen zikaltër dhe kënaqi botën, ishte diçka magjike që la pa fjalë kundërshtarët, u komentua gjatë gjithë pasndeshjes dhe në ditët në vijim. Dhe bëri që të shpërthenin në festë mijëra tifozë blaugrana në tribunë dhe ata të ngjitur para ekraneve televizive.
I ati “çmendet” në tribunë
Mes të pranishmëve në Montjuïc, ishte edhe babai i Lamine, Mounir Nasraoui, me profesion bojaxhi ndërtimi, me origjinë nga Larache, në Marok. Dhe ishte ai që tërhoqi vëmendjen e atyre që ndodheshin pranë tij në tribunë në momentin e saktë kur i biri mahniti me kryeveprën e golit të përkohshëm 1-2. Telefonat celularë qëndruan fare pak në fushë, duke u kthyer menjëherë nga gëzimi shpërthyes i babait Mounir: i veshur rreptësisht si tifoz, me fanellën blaugrana që mbante emrin e të birit dhe numrin e tij 19, nuk mundi të përmbante gëzimin e tij. Me krahët lart dhe grushta të shtrënguar, britma gëzimi, përqafime me ata që kishte pranë dhe pastaj të gjithë tensionin e shkarkuar mbi kangjellat e afërta. E gjithë kjo përfundoi, natyrisht, online në rrjetet sociale, në një video me miliona klikime.
Estoy llorando con el padre de Lamine celebrando el gol de su hijo mirando a la grada y dándose golpes en el pecho como si lo hubiera marcado él jsjdjskfjsdksjs pic.twitter.com/jIZta9rkEK
— Rеvеn (@RevenRV) April 30, 2025