AKTUALITET

Zhduket 54 vjeçari korçar, familjarët kërkojnë ndihmë

Korçë – Një rast shqetësues është raportuar  ku një 54-vjeçar nga Korça ka humbur kontaktet me familjarët që prej së dielës, 26 janar 2025.

Bëhet fjalë për shtetasin Valmir Lame, i cili është parë për herë të fundit në fshatin Kamenicë.

Pas largimit nga banesa, nuk ka pasur më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Rasti është raportuar edhe në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi fatin e 54-vjeçarit.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë dhe kërkojnë që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 562 2378.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button