‘Ziejnë’ Tirana e Dubai, bosi i droges filmon moderatoret shqiptare në intimitet, videot jane…

Një trafikant i njohur droge nga veriu i Shqipërisë, me aktivitet të shtrirë në Tiranë, Dhërmi dhe deri në Dubai, është në qendër të një skandali të rëndë që përfshin emra të njohur të botës së medias dhe showbizit shqiptar.
I njohur për jetën e tij luksoze, frekuentimin e ambienteve elitare dhe lidhjet me botën e krimit, ky personazh ka krijuar prej kohësh një “koleksion të errët” me video intime, ku protagoniste janë disa nga moderatoret, ish-miset dhe modelet më të përfolura në vend.
Burime të ndryshme mediatike dhe investigative pohojnë se trafikanti në fjalë ka qenë për vite i lidhur ngushtë me një sërë vajzash që lëvizin në qarqet e famës dhe ekranit.
Disa prej tyre, në kërkim të luksit, influencës apo të ardhurave të shpejta, kanë pranuar të hyjnë në lidhje me të, duke u bërë pjesë e asaj që tashmë po cilësohet si një “rrjet të heshtur prostitucioni VIP”.
Pagesat e raportuara për këto lidhje shkojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro, në varësi të statusit dhe profilit të vajzës në fjalë. Në disa raste, videot dhe materialet intime i janë dërguar trafikantit në mënyrë të vetëdijshme dhe me mirëbesim nga vajzat – si dëshmi e lidhjes së tyre ose si mënyrë për të “fituar besimin” e tij. Por në raste të tjera, më problematike, dyshohet se vajzat janë filmuar në mënyrë të fshehtë, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.
Video dhe materiale të tilla komprometuese, të cilat trafikanti i ka ruajtur me kujdes prej kohësh, tashmë kanë filluar të qarkullojnë në një rreth të ngushtë shoqëror të tij.
Aty përfshihen persona nga bota e krimit, por edhe biznesmenë, gazetarë dhe njerëz me ndikim në media. Nga ky rreth, disa prej materialeve kanë përfunduar në duar të të tretëve, duke u bërë pjesë e një qarkullimi të heshtur, por të rrezikshëm.
Skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur kujtojmë se shumë prej vajzave të përfshira në këto pamje, vazhdojnë të shfaqen në publik si figura morale – duke predikuar vlera nëpër studio televizive, rrjete sociale dhe intervista publike. Ato paraqiten si modele suksesi, influencuese apo aktiviste, ndërkohë që një realitet i errët po rri pezull mbi imazhin e tyre
Ky zhvillim tronditës ngre një sërë pikëpyetjesh serioze mbi abuzimin me pushtetin dhe ndikimin, shantazhin e heshtur, por edhe një realitet paralel të jetës publike shqiptare, ku fama dhe morali shpesh janë vetëm fasadë.
Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet, megjithëse qarkullimi i materialeve të tilla – me apo pa pëlqim – përbën shkelje të rëndë ligjore dhe cënim të privatësisë, për të cilën Kodi Penal parashikon dënime konkrete.
A do të guxojnë institucionet të zbardhin këtë skandal të shumëfishtë ku përplasen krimi, media dhe morali i rremë? Apo do të heshtet gjithçka, siç ndodh rëndom në vendin ku fama shitet lehtë dhe dinjiteti blihet shtrenjtë?/Gijotina