AKTUALITETKRYESORE

Zjarr në parkimin e autobuzave, digjen katër prej tyre (video)

Lushnje – Një zjarr i rënë rreth orës 3.45 minuta në ish parkun e mjeteve në Lushnje ka djegur 4 autobuza të parkuar.

Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve.

Në ndihmë të situatës kanë mbërritur dhe zjarrfikës të Divjakës dhe Fierit.

Me urgjencë janë njoftuar drejtuesit e tjerë të autobuzëve që kanë hequr mjetet për të mos u përfshirë nga zjarri.

Policia në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike.

Pritet ekspertiza e zjarrfikësve dhe grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit

Policia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusave”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button