Zjarr në Sheqishte, digjet tubacioni që do sillte ujë nga këneta e Kurjanit për vaditje

Fier – Tubot plastike të bordit kullimit që do shtronte për vaditje tokash duke u shtruar që të merrnin ujë nga këneta e Kurjanit, kanë marrë flakë këtë mesditë të sotme në zonën pas varrezave në fshatin Sheqishte të bashkisë Patos.
Gjatë kryerjes së punimeve për ngjitje por dhe temperaturat e larta si dhe pakujdesia gjat punimeve ka marrë flakë e janë djegur 150 metra linear tubo me diametër 1.5 metra.
Pas marrjes së lajmit në vendngjarje kanë shkuar dy automjete zjarrfikse të bashkisë Patos por dhe një e kompanisë naftës Albpetrol.
Lajmi konfirmohet nga shlrbimi zjarrfikës në Patos të cilët pohuan se flakët ndihmoen nga era . Në vendngjarje 2 automjete zjarefikse dhe një autobot uji si dhe dhjetë forca zjarrfikës. Deri tani thuhet se zjarri ka djegur shkurre e kallamishte anës kanalit kryesor por që më tej kanë marrë dhe tubot plastike që ishin lënë për vaditje tokash, pohuan burime nga zjarrfiksja.
Në vendngjarje dhe grup ekspertësh të policisë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.