Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri djeg 20 hektarë me ullishte, u rrezikuan banesat (vidio)

Zjarri djeg 20 hektarë me ullishte, u rrezikuan banesat (vidio)

Lushnje – Një zjarr i shpejtë i ndihmuar nga era e fortë ka djegur dhjetëra hektarë ullinj në Karbunarë të Lushnjes.

I ardhur nga kodrat e bajameve siç njihet kodra në lindje të qytetit të Lushnjes dhe i ndihmuar nga era e fortë zjarri në pak minuta ka mbërritur deri në afërsi të banesave.

Zjarrfikësit por edhe vetë banorët e zonës kanë rendur për të shuar zjarrin por ka qenë e pamundur për të shpëtuar ullishte,madje u rrezikuan edhe disa banesa. Në ndihmë të zjarrfikësve të Lushnjes ka ardhur dhe një mjet zjarrfikës nga Fieri.

Në ndihmë të zjarrfiksave ka ardhur edhe një helikopter,  ndërkohë që situatën nga afër e ka parë edhe kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa

Situata tashmë është vënë nën kontroll të paktën nuk rrezikohen banesat dhe jetë njerëzore. Bilanci ekonomik tepër i madh dhe mesa duket kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme sipas vetë banorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME