AKTUALITET

Zjarri vihet nën kontroll, ndërhyn helikopteri nga Tirana – forcat në terren monitorojnë gjatë gjithë natë

Kreshpan – Për të ndihmuar në përballimin e situatës së zjarrit, nga Tirana ka mbërritur një helikopter, i cili ka kryer disa ndërhyrje nga ajri duke goditur vatrat kryesore të flakëve.

Në terren kanë qenë rreth 100 banorë, forcat zjarrfikëse dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilët kanë punuar për disa orë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sipas burimeve nga Prefektura e Fier vatrat kryesore janë shuar dhe situata aktualisht është vënë nën kontroll. Megjithatë, rreziku nuk konsiderohet ende i kaluar.

Forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në zonë, duke monitoruar me kujdes sipërfaqet e djegura dhe vatrat e mbetura, me qëllim parandalimin e çdo rindezjeje të mundshme të zjarrit.

Policia ka shoqeruar tre persona te dyshuar si pergjegjes per zjarrin ne Kreshpan.

Ndërhyrja nga ajri, e kombinuar me punën e banorëve dhe forcave në terren, ka bërë të mundur frenimin e përhapjes së flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button