Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIsh shefi i policisë së Himarës godet për vdekje vajzën 7 vjeçare...

Ish shefi i policisë së Himarës godet për vdekje vajzën 7 vjeçare me skaf

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën, vajzë 7 vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.

Ngjarja ndodhi ditën  e sotme. Burime policore bëjnë me dije se personi drejtuesi i mjetit ka qënë ish punonjws policie.Shef rendi në komisariatin e Himares
Fëmija është vajzë J Bledar Avdia 7 vjeçe lindur e rritur në Angli me origjinë nga Tropoja
Shtetasi Arjan Tase i cili ka qenë në mjetin lundrues tip gomone me dy motorrë 2 x 300 hp rreth 7 metra e gjatë me emrin “Nëna 154” . Në bodin e gomones kanë qënë edhe dy shtetas të tjerë.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.

Ka ndërruar jetë 7-vjeçarja, e cila u godit nga një skaf në plazhin e Potamit, në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë vajzë, rreth 7-vjeçe. Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i skafit është një ish-punonjës policie.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME